Dorëzohet protokolli i ri në Seria A, tashmë topi kalon te Spadafora!

schedule16:41 - 18 Maj, 2020

schedule 16:41 - 18 Maj, 2020

Seria A është në përgatitjet e fundit dhe shumë shpejt, pritet data se kur do të rinisë futbolli italian. Protokolli i ri mjekësor i është dërguar CTS për tu aprovuar. Sipas mediave italiane, përgjigjja pritet të mësohet brenda dy ditëve.

Legia Seria A, Shoqata e Futbollistëve si dhe Shoqata e Mjekësisë Sportive, i kanë refuzuar protokollet e aprovuara nga qeveria, pasi kjo e fundit kërkon karantinim në rast se ka raste pozitive me COVID-19.

Seria A kërkon të ndjekë shembullin e Spanjës apo të Gjermanisë, të cilat do të izolojnë vetëm individin i cili është me Koronavirus. Protokolli i ri është dorëzuar dje dhe sipas “Corriere della Sera”, përgjigjja do të vijë brenda ditës së mërkurë. Tashmë, në dorë e ka Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, i cili do të japë dhe verdiktin përfundimtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!