Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dorëzohet në polici Klajdi Zhilla, inspektori i IMT akuzohet se mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali

schedule10:32 - 30 Gusht, 2025

schedule 10:32 - 30 Gusht, 2025

Klajdi Zhilla është dorëzuar në polici. Inspektori i IMT-së, së Tiranës ishte në kërkim pasi kërkoi për ryshfet, për të mos hequr tendën e një lokali në Kombinat.

Ndërkohë ABC News mëson se ai ka deklaruar se e ka marrë vesh nga media që është në kërkim.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Hapësira publike”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!