Dorëzohet La Liga, i jep Barçës miratimin për të federuar Lionel Messin

schedule19:57 - 10 Korrik, 2021

schedule 19:57 - 10 Korrik, 2021

Lionel Messi do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës. Ky është lajmi që vjen nga Spanja, me të përditshmen Marca, që raporton se La Liga ka dhënë lejen për të federuar yllin argjentinas, pasi Barcelona u detyrua të bëjë disa largime për të rregulluar bilancin e pagave.

Messi dhe Barcelona janë në negociatat e fundit në lidhje me kontratën e re, teksa ngërçi është i gjithi te paga e sezonit të ardhshëm. Laporta pretendon t’i japë Messit një pagë të reduktuar këtë vit, për t’ia dhënë pjesën tjetër në sezonin e dytë të kontratës.

Këtu ka qëndruar hezitimi, por gjithçka është e zgjidhshme, pavarësisht gjithë deklaratave se Messi nuk mund të regjistrohet. Ishte e çuditshme sesi presidenti i La Liga, Javier Tebas kërcënonte Barcelonën për regjistrimin e Messit, në një kohë krize për futbollin spanjoll dhe kur Messi mund të jetë burim i madh të ardhurash për futbollin spanjoll.

Sipas Marca, pala e Messit ende nuk është informuar se ka ardhur miratimi për t’u regjistruar, por e rëndësishme është se gjithmonë kanë qetë të qetë. Vetë Messi nuk e ka menduar asnjëherë këtë pjesë sepse është përqendruar në Copa America. City dhe PSG tani e kanë të pamundur të mbërrijnë te “Pleshti”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!