Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Kukësi-Kastrioti, ku verilindorët po kryesojnë ndeshjen ndaj krutanëve, sfidë e cila po luhet në “Egnatia Arena”.
Golin e avantazhit për skuadrën e Longos e shënoi Gligorov në minutën e 40′ . Edison Ndreca dhuron një pasim nga e majta dhe aty përfiton Filip Gligorov, i cili gjen rrjetën krutane pas një goditje potente, që u devijua nga Karakaçi. Shiko Videon
45’ Kukësi shënon golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë, realizon Gjelbrim Taipi. Kjo penallti u vendos pas verifikimit në VAR dhe u dha pas ndërhyrjes së Hussein ndaj Fejaio. Shiko Videon
/f.a/abcnews.al