“Dorëzohet” Interi, Skriniar arrin në Paris për shifrën e 65 milionë €, mungon vetëm zyrtarizimi

schedule18:48 - 13 Korrik, 2022

schedule 18:48 - 13 Korrik, 2022

Gjithçka duket se tashmë ka marrë fund. “Telenovela” Milan Skriniar po përjeton episodet e fundit, pasi marrëveshja mes Inter dhe PSG është arritur.

Sipas “L’Equipe” brenda 72 orëve transferimi do të marrë formë zyrtare, pasi takimi i djeshëm në Milano ka qenë vendimtarë mes palëve.

Nga ky operacion zikaltrit do të mbushin arkat, pasi parizienëve Skriniar u ka kushtuar plot 60 milionë euro plus 5 të tjera bonus.

Skriniar ka preferuar të vazhdojë karrierën në Paris dhe jo në Londër te Chelsea. Brenda 72 orësh klubi parisien do të njoftojë blerjen e mbrojtësit zikaltër. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!