Pak javë pasi u bë nënë për herë të parë, Genta Ismajli ka publikuar dhe foton e parë me binjakët e saj. Këngëtarja e famshme ka ndarë me ndjekësit një imazh teksa mban në krah dy engjëjt e saj. Ajo shkruan se foshnjat e tyre janë “më të përsosura nga sa mund ta imagjinonim”.
Këngëtarja dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta janë bërë prindër të një vajze dhe një djali. Lajmi se këngëtarja ka sjellë në jetë binjakët e saj u bë me dije me 21 Janar pasi e kishte mbajtur lajmin të fshehtë. Burimet janë shprehur se Genta do që t’i mbajë fëmijët larg mediave.
/abcnews.al