Dy persona të akuzuar për komplot me ish-Presidentin Donald Trump në shtetin e Xhorxhias janë dorëzuar për t’u përballur me akuzat për ndërhyrje në zgjedhje.
John Eastman, një nga 19 bashkë-pandehurit e përmendur në padinë e Gjeorgjisë, përballet me nëntë akuza për shantazh dhe komplot.
Një tjetër i pandehur, Scott Hall, është dorëzuar gjithashtu tek zyrtarët lokalë.
Trump pritet të dorëzohet të enjten për 13 akuzat kundër tij.
Zyra e Prokurorit të Qarkut Fulton javën e kaluar akuzoi ish-presidentin dhe 18 aleatë për përpjekje për të përmbysur humbjen e tij elektorale gjatë zgjedhjeve të 2020.
Prokurorët kanë caktuar një afat deri të premten në mesditë sipas kohës lokale për çdo të pandehur që të dorëzohet dhe të dërgohet në burgun lokal të Rice Street.