Një grup aktivistësh të shoqatës “Animal Rescue Albania” ka dorëzuar pranë Kuvendit mbi 35 mijë firma, përmes të cilave mbështetet kërkesa për miratimin e një ligji që dënon dhunën ndaj kafshëve. Aktivisti Jonel Kristo shpjegoi se p/ligji vjen pas një konsultimi me komunitetin. Drafti që vjen si propozim i qytetarëve, kërkon nga deputetët që përmes ndryshimeve në Kodin Penal, të ndëshkohet dhuna ndaj kafshëve me dënime nga gjobë deri në 2 vjet burg. Nisur nga parimi bazë se dhuna ndaj kafshëve nesër kthehet në dhunë ndaj qytetarëve, iniciativa gjeti një mbështetje të madhe duke mbledhur 20 mijë firma brenda 5 ditësh, ndërsa në dy javë u mbyll i gjithë procesi me mbi 35 mijë firma, duke ia dorëzuar propozimin Kuvendit. Ky i fundit, pasi të proçesojë firmat e dorëzuara, pritet që ta bëjë propozimin pjesë të kalendarit të punimeve parlamentare./abcnews.al
Dorëzohen në Kuvend ligji me mbi 35 mijë firma për dënimin e dhunës ndaj kafshëve
schedule16:20 - 6 Nëntor, 2017
schedule 16:20 - 6 Nëntor, 2017