Premier League ka bërë prapakthehu dhe ka ndryshuar datën e merkatos. Kampionati anglez është ndër të parët që nis në verë (në ditët e para të gushtit) dhe merkato mbyllet më shpejt se sa në kampionatet e tjerë kryesore.
Shumë klube u ankuan për këtë fakt, pasi me nisjen e kampionatit fillonin edhe dëmtimet e para të lojtarëve, por nuk mund të ndërhynin më për t’u përforcuar.
Sot është vendosur që merkato e verës në ishull të mbyllet me datë 1 shtator (ora 17:00), datë kur mbyllet edhe në kampionatet e tjerë europianë. Klubet angleze kanë votuar në lidhje me këtë çështje dhe dëshira e tyre është plotësuar. /abcnews.al