Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dorëzohen dy radikalët/ Dy personat e dyshuar për terrorizëm u rrethuan në një banesë në Orosh

schedule20:39 - 24 Nëntor, 2025

schedule 20:39 - 24 Nëntor, 2025

Pas më shumë se 12 orësh kercenime rezistencë dhe negociata me policine dhe forcat RENEA, dy personat e kërkuar që ishin izoluar në një banesë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, janë dorëzuar. Protagonist te ngjarjes, jane Juljan Cumrraku dhe Arben Uka, i njohur si Hamza Uka, te skeduar prej policise si persona me prirje radikale.

Negociatat me ta nisën që prej orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa policia perdori edhe vëllezërit dhe motrat e dy personave te armatosur duke u bërë thirrje atyre që të dorëzohen.

Forcat e policisë së Pukës dhe njësia speciale RENEA kishin rrethuar banesën ku dyshohej se ndodheshin Juljan Cumrraku dhe Arben Uka, i njohur si Hamza Uka, ky i fundit i njohur per fotot dhe videot qe nxirrte ne rrjetet sociale duke stervitur persona qe shkonin te luftonin ne siri dhe irak ku ka qene edhe vete komando me forcat ushtarake. Cumrraku, me origjinë nga fshati Orosh, dyshohet të ketë lidhje me grupe ekstremiste. Fillimisht, dy të kërkuarit u pikasën nga patrullat e Policisë së Pukës, çka çoi menjëherë në angazhimin e Forcave RENEA.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për t’u dorëzuar, ata kundërshtuan për orë të tëra duke u mbyllur brenda banesës dhe duke vështirësuar çdo ndërhyrje për shkak se dyshohej se ishin të armatosur rëndë. Gjate oreve te kercenimit ndja policise, personat kane kryer disa here edhe thirrje fetare. Në vijim të negociatave, policia solli në vendngjarje edhe vëllain e Juljan Cumrrakut, si dhe familjarë të tjerë të dy personave, të cilët ndihmuan në bindjen e tyre për t’u dorëzuar.

Pas orësh tensioni, të dy shtetasit kanë dalë nga banesa duke iu nënshtruar autoriteteve. Policia ka qendruar ne zone edhe pas dorezimit te dy personave duke kontrolluar banesen per çdo prove te nevojshme. Hamza uka, I njohur edhe si erzen uka, ka qene me pare komando I ushtrise dhe ne vitin 2019 eshte arrestuar pasi sterviste persona qe dyshohet se shkonin per luftime ne Siri dhe Irak.

Në vitin 2020 ai u denua me tri vjet burg per akuzat e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!