Dorëzimi i listës së kandidatëve/ Zëvendësministri i Brendshëm: PS, e vendosur të përmbushë pritshmëritë që ka në program

schedule13:49 - 4 Mars, 2025

schedule 13:49 - 4 Mars, 2025

“PS ka pasur ide të qartë se si do të jetë lista e kandidatëve që do të përmbushë pritshmëritë që ka në program”, kështu deklaroi zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj, ndërsa u pyet për dorëzimin e listës së kandidatëve.

Gjatë një intervistë në “News Line”, në ABC News, ai foli për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa theksoi se ndryshe nga kundërshtarët, PS do të ketë një listë që do t’u përgjigjet interesit që kanë qytetarët, duke nënvizuar se kanë besim për të marrë maksimumin, pasi janë të angazhuar për të çuar përpara detyrat.

“Ndryshe nga kundërshtarët tanë që torturojnë edhe anëtarët e tyre që nuk kanë asnjë lidhje. Unë besoj që PS do ketë një listë që do t’i përgjigjet edhe interesit që kanë. Ne besojmë se do të marrim maksimumin sepse besojmë të puna dhe jemi akoma më të vetëdijshëm se ku Shqipëria do të shkojë nesër”, tha ndër të tjera Hodaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!