Dorëshkrimi i Albert Einstein shitet për 11 milionë euro

schedule07:47 - 24 Nëntor, 2021

schedule 07:47 - 24 Nëntor, 2021

Një dorëshkrim i fizikanit të famshëm Albert Einstein, në të cilin ai përgatiti teorinë e relativitetit, është shitur në ankand për një shumë rekord prej 11 milionë euro në Paris. Vlerësimet për dorëshkrimin varionin midis 2 dhe 3 milion euro.

Është një nga vetëm dy punimet që tregojnë punën e fizikanit në zbulimin e tij të madh shkencor. Dokumenti prej 54 faqesh u shkrua me dorë në 1913 dhe 1914 në Zvicër, nga Ajnshtajni dhe kolegu dhe i besuari i tij Michele Besso.

Një faqe e dorëshkrimit të Einstein-Besso

Shtëpia e ankandeve Christie tha se shitja kishte “tërhequr koleksionistë nga e gjithë bota, të cilët e kuptuan rëndësinë e dokumentit”. Megjithatë blerësi nuk është zbuluar.Teoria, e botuar në vitin 1915, transformoi të kuptuarit e njerëzimit për hapësirën, kohën dhe gravitetin./abcnews.al