Nënkryetari i bashkisë Durrës, Florian Tahiri ka dhënë dorëheqjen nga detyra me qëllim kandidimin për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Tahiri ishte nënkryetar nga PDIU, por pritet të kandidojë në listën e koalicionit opozitar për qarkun e Durrësit.
PD pritet të zbulojë listat gjatë orëve në vijim, ndërsa pritet që ajo të kryesohet nga Edi Paloka, i ndjekur më pas nga Ferdinand Xhaferaj dhe Oerd Bylykbashi.
Nga ana tjetër, LSI publikoi gjatë paradites së sotme listën e kandidatëve për deputetë. Vetë Monika Kryemadhi do të kandidojë në tre qarqe, pikërisht në Tiranë, Fier dhe Elbasan. /abcnews.al