Rreu i “Foltores” në Shënkoll, Luigj Gjoka ka dhënë dorëheqjen pas disfatës së opozitës në zgjedhjet e 14 Majit.
Përmes një komunikimi për mediat Gjoka ka njoftuar dorëheqjen e tij, duke u shprehur se fajtor për këtë humbje është edhe kreu i “Foltores”, Sali Berisha, së bashkë me degën e PD në Lezhë.
Ai tha se të gjitha strukturat duhet të riformatohen, për një nisje të re.
“Falenderoj të gjithë mbështetësit. Në këto momente unë jap dorëheqjen të parevokueshme për arsye të rezultatit që ka dalë në Shënkoll. Nuk ka asnjë lloj morali të qëndroj më se kemi humbur. Është hera e parë që humb në Shënkoll. Arsyeja është se është ushtruar terror i jashtëzakonshëm nga shteti, nga Rama. Nuk e prisnim këtë rezultat se në Shënkoll kemi dalë me 1000 vota para PS. Sot kemi dalë me humbje.
Berisha ka përgjegjësi së bashku me degën e PD Lezhë. Ka nevojë për rishikim dhe të mbajnë përgjegjësi të gjtihë drejtuesit e PD Lezhë”, tha Gjoka.r.t/abcnews.al