Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dorëhiqet drejtori i QSUT-së, Florenc Spaho, kush pritet ta zëvendësojë

schedule15:08 - 23 Shtator, 2025

schedule 15:08 - 23 Shtator, 2025

Drejtori i QSUT Florenc Spaho është dorëhequr nga detyra. Kjo dorëheqje e tij vjen pas dy muajsh si drejtues i QSUT.

Sipas burimeve, Spahon, pritet ta zëvendësojë Anxhela Paparizo.

Paparizo u prezantua nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prof. Dok. Evis Sala. Theksohet se Paparizo rikthehet në Shqipëri pas 17 vitesh qëndrimi në diasporë, duke sjellë me vete mbi 20 vite eksperiencë dhe kontribut në administratën publike, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kanada, në role drejtuese dhe menaxhuese.

Ministrja Sala vlerësoi dhe falënderoi Florenc Spahon për kontributin e dhënë gjatë drejtimit të institucionit më të madh spitalor në vend.

Gjatë ditës së sotme, ministrja Sala ka prezantuar edhe Arti Papajani, drejtor të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

 Papajani është diplomuar në Financë-Kontabilitet, Matematikë të Aplikuar e Informatikë, si dhe në Menaxhim Shëndetësor dhe sjell një eksperiencë të gjatë në administratën publike.

Ministrja Sala ka falënderuar ish drejtorin Spartak Zekja për kontributin e tij disavjeçar në krye të (FSDKSH).

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!