Dorëhiqet drejtori i Aviacionit Civil

schedule14:10 - 22 Prill, 2020

schedule 14:10 - 22 Prill, 2020

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Keri, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Ende nuk është mësuar se cilat janë arsyet që kanë sjellë dorëheqjen e Kerit.

Ndërkohë, në vendin e tij është emëruar Edlira Liçi.

Dorëheqja e Kerit është përfolur edhe më parë kur në Rinas ndodhi grabitja në të cilin mbeti i vrarë Admir Murati.

Grabitja ndodhi brenda territorit të aeroportit të Rinasit, teksa kryehshin imbarkimet në avion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!