Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit/ Vendimi pas grabitjes së shekullit në muzeun e famshëm parisien

schedule23:41 - 24 Shkurt, 2026

schedule 23:41 - 24 Shkurt, 2026

Drejtoresha e Muzeut të Louvre, Laurence des Cars, (Lu-ronc de Ka)  dha dorëheqjen e saj nga ky post këtë të martë, duke i dhënë fund kështu muajve të tërë kritikash dhe pikëpyetjesh në botën kulturore franceze pas vjedhjes së bizhuterive të kurorës në muajin tetor te vitit te shkuar . Dorëheqja e saj, mbyll një periudhë të vështirë për muzeun më të madh në botë, i cili është përballur me një sërë skandalesh dhe problemesh organizative.

Gjatë vitit të fundit, Luvri ka pësuar vjedhjen e bujshme të bizhuterive nga Galeria Apollo, rrjedhje uji që dëmtuan libra me vlerë të paçmuar, protesta të punonjësve për kushtet e punës, si dhe greva spontane për shkak të mbingarkesës nga turizmi masiv dhe mungesës së stafit.

Së fundmi, autoritetet franceze zbuluan edhe një skemë të dyshuar mashtrimi me biletat, e cila dyshohet se ka funksionuar për rreth një dekadë dhe mund t’i ketë shkaktuar muzeut humbje deri në 10 milionë euro.



Presidenti francez Emmanuel Macron e pranoi dorëheqjen e znj. des Cars, duke e cilësuar atë si “një akt përgjegjësie” në një moment kur muzeu ka nevojë për “qetësi” dhe një shtysë të re për përmirësimin e sigurisë, modernizimin dhe projektet madhore.

Sipas Presidencës franceze, Macron kishte planifikuar t’i jepte asaj një rol të ri gjatë presidencës së Francës në Grupin e Shtatë vendeve më të industrializuara (G7), të përqendruar në bashkëpunimin mes muzeve të mëdhenj botërorë.

Vjedhja e bizhuterive ndodhi në tetor dhe zgjati më pak se tetë minuta. Hajdutët morën sende me vlerë rreth 88 milionë euro, në një operacion që tronditi opinionin publik dhe ekspozoi dobësi serioze në sigurinë e muzeut. Edhe pse disa persona u arrestuan, objektet e vjedhura ende nuk janë gjetur.

Laurence des Cars, një nga drejtoreshat më të njohura të muzeve në Evropë, kishte ofruar dorëheqjen që ditën e vjedhjes, por ajo ishte refuzuar fillimisht nga ministrja e Kulturës. Ajo e kishte përshkruar ngjarjen si një “realitet tragjik dhe brutal” për Luvrin dhe kishte deklaruar se, si përgjegjëse e institucionit, ndiente detyrimin të merrte përgjegjësi. Ajo drejtoi Luvrin që nga viti 2021, në një periudhë të vështirë pas pandemisë dhe rikthimit të turizmit masiv.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!