Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dorëhiqet drejtoresha e AKSHI/ Mirlinda Karçanaj nën hetim nga SPAK për abuzim me tenderat

schedule13:21 - 13 Shkurt, 2026

schedule 13:21 - 13 Shkurt, 2026

Drejtoresha e AKSHIT Mirlinda Karçanaj ka dhënë dorëheqjen 2 muaj pasi Spak ka lëshuar ndaj saj  masë sigurie për abuzime me tenderat. Postin e Mirlinda Karçanajt do ta mbajë tashmë Igli Tafa, i cili më herët mbante detyren e kreut të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, njëkohësisht Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, post të cilin e mbante nga tetori 2022.

Aktualisht me urdhër të SPAK, Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, ka lënë në “Arrest Shtëpie”, drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirlinda Karcana si pjesë e një grupi të strukturaura kriminal.

Për Karacanaj janë ngritur akuzat për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.



Sipas SPAK, të hetuarit kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve.

Më herët drejtoresha e Akshit kishte deleguar kompentencat e titullares së institucionit te Romina Kostani, pasi ishte  vendosur në masë sigurie nga Prokuroria e Posaçme dhe nën hetim për tenderë të dyshimtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!