Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Niki Hejlli ka dhënë të martën dorëheqjen. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, të cilat saktësojnë se presidenti Donald Trump ka pranuar dorëheqjen e saj. Largimi nga detyra e ish-guvernatores së Karolinës së Jugut ka ardhur si surprizë për administratën amerikane. Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë asnjë koment zyrtar, por mësohet se Trump e priti zonjën Hejlli në Dhomën Ovale mëngjesin e së martës. Hejlli mori postin e ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara në janar të vitit 2017./abcnews.al
Dorëhiqet ambasadorja amerikane në OKB
schedule18:29 - 9 Tetor, 2018
schedule 18:29 - 9 Tetor, 2018