Dorëheqje masive infermierësh në Suedi: Ka shumë stres

schedule13:21 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 13:21 - 16 Dhjetor, 2020

Valë dorëheqjesh mes radhëve të infermierëve dhe personelit shëndetësor për shkak të stresit të shkaktuar nga pandemia e Covid në Suedi. Një situatë e cila përkeqëson dhe më shumë situatën e mëparshme të krijuar nga koronavirus. Sipas presidentit të shoqatës suedeze të profesionistëve të shëndetit, situata është e tmerrshme.

Në një intervistë telefonike për Bloomberg, Ribeiro shpjegoi se dhe para pandemisë kishte mungesa në radhët e infermierëve të specializuar dhe në njësitë e terapisë intensive.

Në Stokholm këtë javë terapitë intensive ishin të mbushura në 99% të kapacitetit, një shifër që ka shkaktuar panik në kryeqytetin suedez që ka kërkuar ndihma nga shtetet e tjera. Por dhe nëse do të shtoheshin vendet dhe shtretërit, mbetet problemi i numrit të pamjaftueshëm të infermierëve me aftësitë e duhura për të ndihmuar pacientët në gjendje më të rëndë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!