Dorëheqja e Xhafajt, deputeti gjerman: Hap i vogël pozitiv në drejtim të Europës

schedule10:16 - 1 Nëntor, 2018

schedule 10:16 - 1 Nëntor, 2018

Raportuesi për Shqipërinë në grupin parlamentar gjerman CDU/CSU ka komentuar për Deutche Ëelle dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, si një hap pozitiv në drejtim të Europës.

Throsten Frei, raportues i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë, largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e sheh si një hap përpara, edhe pse të vogël, në drejtim të Europës duke shprehur pritshmëri për rezultate të shpejta nga pasardhësi i tij.

“Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat aknë qënë shkaqet e dorëheqjes së tij. Unë mendoj se dorëheqja është një tregues tjetër në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkatësisht shkëputjes nga politika”.

Në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e Unionit Europian ajo duhet të bëjë edhe shumë më tepër në luftën kundër krimit të organizuar sipas Frei-t, pasi sipas tij gjendja është shqetësuese.

“Qeveria duhet t’i zgjerojë shumë më tepër dhe më me vendosmëri përpjekjet e saj në këtë sektor. Është e vërtetë që ndërkohë janë bërë përparime të mëdha me vettingun. Por unë jam ende shumë i shqetësuar për gjendjen e krimit të organizuar. Kjo pikë do të luajë në fillim të verës së ardhshme një rol shumë vendimtar, kur në tryezë të kthehet sërish çështja e negociatave të anëtarësimit”.

Të shtunën e kaluar, kryeministri Rama njoftoi pranimin e dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe se në vend të tij do të emëronte këshilltarin e vet për çështje sigurie, Sandër Lleshaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!