Julinda Karteri është zgjedhur kryetarja e re e komanduar e bashkisë Tepelenë. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak këtë të mërkurë pas dorëheqjes së Tërmet Peçit.
Në garë ishin dy nënkryetarët Spiro Kora dhe Julinda Karteri, ku kjo e fundit u zgjodh me unanimitet votash.
Peçi, i cili mbante postin e kryetarit të Tepelenës prej vitit 2011, do të jetë kandidat i PS për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Peçi ishte kryebashkiaku i dytë socialist që dha dorëheqjen një ditë më parë pas Agron Malajt të Matit, i cili flitet se do të kandidojë gjithashtu për deputet për zgjedhjet e 11 Majit./abcnews.al

