Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dorëheqja e kryebashkiakut të Vlorës, Rama: Ermal Dredha u ‘zbut’ më shumë seç duhet

schedule12:23 - 11 Shtator, 2025

schedule 12:23 - 11 Shtator, 2025

Kryeministri Rama në parantezën e prezantimit të kabinetit qeveritar kritikoi drejtësinë e re, komentoi çështjen Veliaj si dhe ‘lançoi’ një garë të re politike sa i takon drejtimit të bashkisë kryesore të vendit, Tiranës. Rama prezantoi 11 grupet parlamentare dhe sakaq, kryetari i ri i Kuvendit do te jete Niko Peleshi.Parlamenti do ketë seli të re dhe kryetar i grupit parlamentar do te jete Taulant Balla. Dorëheqja e Dredhës u komentua nga Rama i cili tha se në atë bashki Dredha ishte më i miri. Sipas Ramës, Dredha u zbut më shumë secc duhet për të përballuar aravenë në atë bashki.

“Administrata e drejtorive, qytetarët na janë bashkuar masivisht dhe na besuan një mandat për të bërë historinë.

Shembulli i Vlorës, me aq sa pashë mbi situatën e qytetit, si dhe për shërbimin e drejtorive. Vetkënaqësi labe e mbingakruar me re në pantallonat e qytetit, dembelizëm dhe karshillëk nga qytetarëve të Vlorës. Të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë në kuptimin që qevera investon mbi Vlorën.



E gjithë kjo situatë do të ishte gabim nëse do të lidhej me kryetarin e bashkisë i cili në atë situatë është më i miri. Nëse lidhet me kryetarin e bashkisë bëhet gabimi tjetër që ja lëmë vetëm Vlorës, nuk është vetëm Vlora. Dorëheqja e Ermalit është treguesi i një njeriu që e ndjen, e do Vlorën dhe i vetmi problem që ka është që duke ndenjur për një kohë të gjatë jashtë Vlorës u zbut më shumë seç duhet për të përballuar aravenë.”/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!