Dorëhiqet kryebashkiakja e Himarës/ Blerina Bala letër Këshillit Bashkiak: Lë detyrën për shkaqe personale

schedule10:50 - 5 Qershor, 2024

schedule 10:50 - 5 Qershor, 2024

Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetares së Bashkisë së Himarës.

Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se Bala është dorëhequr për arsye personale.

“Sidoqoftë, për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që m’u besua dhe nga Këshilli Bashkiak i Himarës”, thuhej në dorëheqjen e paraqitur prej saj.

Mësohet se ditën e premte do të zhvillohet mbledhja e Keshillit Bashkiak të Himarës për zgjedhjen e një nga dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano në postin e kryetarit të bashkisë.

Blerina Bala e ka dërguar dorëheqjen ndërsa nuk është paraqitur personalisht në bashki.

“Dorëheqja është zyrtare. Blerina Bala u zgjodh më 29 mars, në një mbledhje të zhvilluar nga Këshilli Bashkiak i Himarës. U zgjodh me vota 15 pro. Të paktën nga informacionet e para, janë arsyet personale që ka deklaruar Blerina Bala. Do të kemi më tepër informacion nga Bashkia e Himarës. Rrjedhimisht, do të vijojë të drejtohet nga nënkryetari dhe më pas do të kemi mbledhje të Këshillit Bashkiak të Himarës”, raportoi ndër të tjera gazetari Nika./abcnews.al