Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e ftuar në studion e “Newsline” me Viol Xhafaj në ABC News, ka nisur diskutimin me tërheqjen e fundit në radhët e PD të kandidatit për Bashkinë e Mirditës, Besnik Ruçi.
Ajo tha se Ruçi është një njeri i nderuar dhe tërheqja e tij ka ardhur vetëm për arsye personale dhe familjare.
“Zoti Ruçi, është njeri shumë i nderuar. Sikurse ai e ka theksuar ka qenë një arsye personale. Megjithatë ne kemi edhe raste të tjera që janë tërhequr dhe në këta raste, arsye ka qenë mos ndarja e demokratëve”, u shpreh Pampuri.
Në lidhje me faktin se shumë prej kandidatëve po tërhiqen pasi janë zyrtizuar nga PD, Pampuri tha sa kjo ka ardhur për shkak të dëshirës së tyre për të mos përçarë demokratët.
“Nuk dua të komentoj përderisa Ruci thotë arsye familjare. Për rastet e tjera, kur është kërkuar që të ketë një unitet të demokratëve, ata janë tërhequr për të mirë të opozitës.
Kjo situata jonë, që nuk është fare normale. Por në këtë situatë duke mos dashur të krijojmë përçarje kanë ndodhur tërheqjet”, tha ajo.r.t/abcnews.al