Dorëheqja e gjyqtares Elsa Toska/ Klosi në Real Story: Kam zero informacion. Nuk kemi interes të bllokojmë Gjykatën Kushtetuese

schedule20:25 - 19 Shtator, 2024

schedule 20:25 - 19 Shtator, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, në intervistën për emisionin “Real Story”, u pyet edhe për dorëheqjen e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska. I pyetur nga gazetari Sokol Balla nëse dorëheqja e gjyqtares lidhet me përplasjen për çështjen Xhaçka, ai e mohoi një gjë të tillë.

“Unë e mora vesh dorëheqjen nga kronika juaj. Nuk jam shumë i lidhur me problemet e gjyqësorit. Çfarë lidhje mund të ketë? Nuk e njoh zonjën, mund ta kem votuar se ka qenë votim i vendosur nga grupi parlamentar i PS. Derisa ka thënë për arsye personale, çfarë ndikimi ka nga politika ky vendimi i dorëheqjes.

Rastisi që të jetë. Unë nuk kam informacion. Kam zero informacion. Derisa të vijë interpretimi i komisionit të Venecias, mbase kemi edhe një anëtar të ri të Kushtetueses. Nuk besoj se mendoni se ne kemi interes të mbajnë të bllokuar Gjykatën Kushtetuese. ”, u shpreh Klosi./abcnews.al