Ish-basketbollisti Ermal Kuqo në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, rrëfeu pasionin e tij për basketbollin, dhe arsyet përse hoqi dorë në moshën 36-vjeçare.
Ermal Kuqo katër herë fitues i kampionatit turk dhe dy herë i kupës, u shpreh se hoqi dorë në atë moshë sepse duhet të mendonte për jetën pas basketbollit.
“Unë kam kaluar një fëmijëri shumë të bukur. Që në fillim të karrierës time kam qenë shumë social dhe kjo më ka ndihmuar të jem shumë miqësor. Unë flas gjashtë gjuhë…Gjatë gjithë kohës që kam qenë sportist kisha marrëdhënie shumë të mira me sportistë, lojtarët. Dhe gjithmonë i kam mbajtur këto marrëdhënie…Basketbolli është gjëja që e bëj me shumë dëshirë, për mua nuk ishte punë. E kam bërë me një dashuri të jashtëzakonshme profesionin e basketbollit. E lashë në moshën 36-vjeçare, e lashë shumë shpejt. Luajta 22 vite dhe kam pasur fatin të mos kem dëmtime të mëdha. E lash në këtë moshë sepse fillova të mendoj për të ardhmen time pas basketbollit. Ne sportistët vdesim dy herë…”, u shpreh ai.
/abcnews.al/