Revista e përjavshme ‘Chi’ ka botuar ekskluzivisht në numrin e sotëm imazhet e Silvio Berlusconit dhe të dashurës së tij Marta Fascina të kapur për dore.
Raportohet se ish-kryeministri i Italisë po kalon pushimet së bashku me fëmijët e tij në Villa Certosa në Sardenjë.
Ndërkohë në një moment të ditës, të dy të shoqëruar nga djali i Silvios, Luigi u larguan nga vila për të vizituar jahtin e ri të Ennio Doris një nga miqtë më të ngushtë të tij.
Për të arritur deri atje Silvio Berlusconi për herë të parë doli publikisht me me Marta Fascinën, duke ecur dorë për dore. Ky gjest largoi edhe të gjithë kuriozitetin e mediave, në veçanti të publikut./abcnews.al