“Dopio lojë me marrëveshjen për detin”, Basha i përgjigjet Metës: Gënjeshtër nga trekëndëshi i Bermundës

schedule22:38 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 22:38 - 2 Dhjetor, 2021

“Gënjeshtër nga trekëndëshi i Bermundës”,  kështu e ka hedhur poshtë Lulzim Basha deklaratën e presidentit Ilir Meta të bërë sonte në “Log.” në Abc ku theksoi se “kryedemokrati ka bërë dopio lojë me marrëveshjen me Greqinë për detin”.

I ftuar në “Real Story”, Basha iu përgjij Metës duke thënë se këto deklarata janë trillime e gënjeshtra. Sipas tij negociatat e 2009 janë kryer nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama e Meta.

Trekëndëshi i Bermudës këtë punë do bëjë. Fakti është që negociatat e 2009 u kryen nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama dhe Meta. Të tjerat janë trillime dhe gënjeshtra”, tha Basha.

Lexo edhe: “Po e them për herë të parë”, Meta sulmon Bashën për paktin e detit me Greqinë: Bëri dopio lojë

Meta nga studioja e “ABC” e akuzoi Bashën për paktin e detit me Greqinë që firmosi në Prill të vitit 2009, që më pas e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Kreu i shtetit tha se Basha asokohe kur ishte ministër i Jashtëm sipas tij bëri lojë të dyfishtë.

“Ka qenë shumë rëndë, a do të të them gjëra të tjera. Unë ato i anulova për kushtetutën. E para. E dyta, në idenë time që e kisha biseduar edhe me Ramën, kur ishte për drekë te rezidenca qeveritare me mua kishim menduar që të gjejmë një datë të përbashkët edhe për çështjen e negociatave dhe ai më thoshte mua që ai nuk hyn kurrë në zgjedhje….”, tha Meta mes të tjerash. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!