Mbrëmja e së shtunës ishte e pafat për Kevin De Bruyne. Fantazisti i Manchester City pësoi një përplasje me Rudiger në minutat e para të pjesës së dytë dhe u detyrua të largohej nga fusha e blertë.
Shokët e tij nuk ia dolën të evitojnë humbjen 1-0 dhe Chelsea festoi në fund me trofeun e Champions League. Në minutën e 57-të pësoi një ndërhyrje të rëndë nga Rudiger dhe doli nga fusha e lojës duke çaluar.
Hi guys just got back from the hospital. My diagnosis is Acute nose bone fracture and left orbital fracture. I feel okay now. Still disappointed about yesterday obviously but we will be back
— Kevin De Bruyne (@DeBruyneKev) May 30, 2021
De Bruyne i është nënshtruar kontrolleve të detajuara mjekësore dhe tregon gjendjen e tij me anë të një postimi në Twitter. “Përshëndetje! Sapo jam kthyer nga spitali. Sipas diagnozës kam pësuar frakturë të kockave të hundës dhe në skajet e jashtme të gropës së syrit.
Jam shumë mirë tani por sigurisht ende i zhgënjyer për dje, por ne do të kthehemi më të fortë“, shkruan 29-vjeçari, i cili do të qëndrojë disa ditë pushim për të nisur më pas përgatitjet për Euro 2020, turne të cilin do tentojë ta fitojë me Belgjikën e tij. /abcnews.al