“Donte një statujë në Napoli me këto fjalë”, zbulohet amaneti i Maradonës

schedule22:38 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 22:38 - 11 Dhjetor, 2020

Lidhja e Diego Armando Maradonës me Napolin, ekipin, qytetin dhe të gjithë popullin napolitan ka qenë diçka unike dhe emocionuese. E tillë ishte edhe dashuria që në jugun e Italisë kanë pasur gjithmonë ndaj idhullit të tyre të përjetshëm.

Futbollisti më i madh i historisë ishte njëri prej nesh“, rrëfejnë me krenari tifozët e Napolit. “El Diez” vdiq më datë 25 nëntor dhe stadiumi mori menjëherë emrin e tij. Një vendim i tillë e ka emocionuar Stefano Cecin, menaxherin historik të yllit të futbollit.

Ky i fundit, në një prononcim për Radio Kiss Kiss flet rreth një dëshirë që kishte legjenda argjentinase. Maradona do preferonte që në Napoli t’i ngrihej një statujë pas vdekjes, teksa Ceci zbulon edhe fjalët që Diego do donte të shkruheshin në pllakën e statujës.

Emërimi i stadiumit të Napolit me emrin ‘Diego Armando Maradona’ më emocionoi shumë. Në fakt ishte detyrim që t’i vendosej emri i tij stadiumit. Po shpreh një dëshirë që ka pasur Diego. Ai donte që t’i bëhej një statujë në Napoli dhe kjo duhet bërë.

Kam qenë për 20 vite përkrah Diegos dhe shpresoj me gjithë zemër që kjo iniciativë të konkretizohet. E dini se çfarë dëshironte të shkruhej në statujën e tij? Mos harroni që edhe unë kam qenë një napolitan“, deklaron Stefano Ceci. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!