Donnarumma gati për të marrë “timonin”, për Galtier ai do të jetë titullari

schedule16:15 - 6 Korrik, 2022

schedule 16:15 - 6 Korrik, 2022

Në një gjë janë të qartë të gjithë, se Donnarumma dhe Keylor Navas nuk do të kenë më përplasje së bashku sezonin e ardhshëm.

23-vjeçari italian duket se fitoi votën e trajnerit të ri francez, Galtier. Për teknikun e ri i cili u prezantua ditën e djeshme te PSG, Donnarumma do të jetë titullari për sezonin e ardhshëm.

Ai u tregua i qartë në konferencën për shtyp, kërkon hierarki të përvijuara mes posteve. Indikacioni në fakt kishte mbërritur tashmë nga stafi drejtues pranverën e kaluar dhe Navas thjesht duhet të pranojë rolin e dytë ose të kërkojë një ekip tjetër.

Në sezonin e kaluar, Pochettino ka arritur mjaft mirë të balancojë mundësitë për të dy portierët, ku Navas luajti 26 ndeshje dhe Donnarumma 24 ndeshje, por me një tension të vazhdueshëm që prishi performancën e të dyve dhe shkaktoi pakënaqësi dhe nervovizëm./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!