Donnarumma drejt largimit nga PSG? Luis Enrique interesohet për një portier që luan edhe me këmbë

schedule12:28 - 12 Korrik, 2023

schedule 12:28 - 12 Korrik, 2023

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “AS”, Luis Enrique mund të jetë në kërkim të një portieri që është i mirë me lojën me këmbë për PSG-në e tij.

Trajneri spanjoll është i dashuruar me lojën në prapavijë dhe këtë e ka praktikuar gjithnjë në ekipet e tij dhe gjithmonë ka pasur një portierë të aftë dhe teknik.

Donnarumma është i mirë, por ka cilësi të tjera dhe nuk shkëlqen me trajtimin e topit dhe për këtë arsye, Luis Enrique do të mendonte për një portier tjetër që do t’i lejonte të zhvillonte lojën e tij./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!