Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Doni të punoni në Gjermani, ambasada ka një njoftim me rëndësi për vizat: Jeni të privilegjuar

schedule21:18 - 30 Qershor, 2021

schedule 21:18 - 30 Qershor, 2021

Janë të shumtë shqiptarët që vitet e fundit janë larguar drejt Gjermanisë për të punuar. Ndërkohë që ambasada gjermane shkruan se shqiptarët janë ende të privilegjuar. Në një postim në Facebook selia diplomatike rikujton rregullat e punësimit që janë në fuqi deri në fund të vitit 2023, ku thekson se qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës, teksa përpunimi i kërkesave për vizë ka nisur në 20 qershor pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19.

“Risi në lidhje me punësimin sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor: Regjistrimi në listën e pritjes për të lënë një takim. Duke filluar nga 01.01.2021 ka hyrë ne fuqi Rregullorja e re e punësimit për Ballkanin Perëndimor. Deri në datën 31.12.2023 qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës. Përpunimi i kërkesave për vizë bëhet përsëri i mundur duke filluar nga 20.06.2021, pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19.



Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do te jepen veçmas çdo muaj. Në fillim të çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës do të ndryshojë nga njëri muaj në tjetrin.
Nëse keni interes ndiqni udhëzimet në faqen tone zyrtare ? www.tirana.diplo.de. Informacionet e detajuara do ti gjeni aty.
Personat që kanë bërë një kërkesë për vizë pune para dates 17.03.2020 do të njoftohen për vazhdimin e procedurave me email. Jeni te lutur që deri sa të merret një vendim të mos pyesni në lidhje me statusin e aplikimit” mbyllet postimi. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!