Banorët e Unazës së Re u përplasën sot me forcat e IKMT dhe lanë një prej punonjësve të saj të plagosur.
Njoftimin për plagosjen e punonjësit e dha vetë IKMT. Por banorët në rrjetet sociale, kanë bërë thirrje për mbështetje. Ata i kërkojnë ndihmë ambasadës amerikane, dhe theksojnë se nuk do të lejojnë që shtëpitë e tyre të prishen.
“Ne jeemi ne rrezik per jeten thirrje ambasadave
thirrje amerikes po na kanosin ne shtepitë tona, ne e kemi thën 1000 her o do merrni kufoma o do na boni kufoma, doni luftë ju kopila arrogant luftë do keni, mobilizim banorë ato po pergatiten te vijnë te na marrin neper shtepitë ju e dini si duhet te veprojmë tek pragu shtepise ton nuk lejojme njeri mjaft me dhune dhe terror, e theksoj asnje tolerim tek pragu shtepisë”, shkruajnë ata.
Më tej banorët e Unazës së re, kanë njoftuar se do të fillojnë ditën e sotme protestën e tyre, në orën 17.30, ku kërkojnë mbështetje materiale si: jelek, çizme e mushama për shiun.
“Protesta jonë fillon ne oren 17e30 deri ne oren 18e 30 kerkojme mbeshtetje maksimale me jelek,qizme dhe mushama per shiun”, është thirrja e tyre.
/abcnews.al