Doni Lautaro Martinez? Interi ka një ide të çmendur për Barcelonën

schedule15:24 / 16/02/2020

Barcelona është e vendosur për të marrë në verë një sulmues cilësor. Emri i dëshirës së madhe është Lautaro Martinez, të cilin Interi nuk është se dëshiron ta shesë. Zikaltrit madje po tentojnë t’ia rinovojnë kontratën dhe klauzolën prej 111 milion eurosh t’ia rritin.

Do jetë e vështirë diçka e tillë, por tek Interi do tentojnë ta bëjnë realitet. Ndryshe do të punohet për një shkëmbim të bujshëm. Conte do të ishte dakord që për Martinez të vinte nga Barcelona një sulmues i shquar.

Bëhet fjalë për Antoine Griezmann, i cili në verë u ble nga katalanasit për 120 milion euro. Francezi nuk ka të njëjtin rendiment si tek Atletico Madrid dhe te Barcelona nuk është se do ta qanin shumë largimin e tij. /abcnews.al

schedule15:24 / 16/02/2020