Donçiç “pushton” Los Angeles/ Shkëmbimi historik në NBA, slloveni nis aventurën me Lakers

schedule13:56 - 3 Shkurt, 2025

schedule 13:56 - 3 Shkurt, 2025

Luka Donçiç mbërriti në Los Angeles vetëm pak orë pas zyrtarizimit të shkëmbimit më të bujshëm në historinë e NBA, që transferoi basketbollistin slloven te Lakers dhe Entoni Devis te Dallas Maveriks. Një lëvizje surprizë, që kapi në befasi të gjithë, përfshirë Donçiç siç tregojnë edhe mediat amerikane, që kanë zbuluar edhe detaje të marrëveshjes mes Lakers dhe Maveriks. Largimi nga Dallas, ku ai ishte një idhull i vërtetë nuk bënte pjesë në planet e basketbollistit, por dëmtimet e shpeshta në sezonet e fundit kanë bindur drejtuesit e Maveriks të marrin këtë vendim.

Po ashtu, prapaskenat financiare nuk janë për t;u anashkaluar. Donçiç kishte arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën me 5 vite të tjerë për 345 milion dollarë. Ky do të ishte një rekord për skuadrën teksane, ndërsa kontrata me Lakers është shumë larg këtyre shifrave. Ajo gjithashtu do të jetë 5 vjeçare, por Luka do fitojë 230 milion dollarë, pra 115 milion më pak.

Ndërkohë, kanë nisur analizat e thelluara se kush fiton më shumë nga ky shkëmbim. Te Lakers janë të sigurtë që kanë marrë njeriun e duhur, që bashkë me LeBron Xhejms do t’I drejtojë te titulli kampion. Kjo mbështetet në numrat që Luka Donçiç ka regjistruar që kur shkeli për herë të parë në NBA dhe ata janë mbreslënës.

Në 400 sfidat e fundit të luajtura në NBA, ai është basketbollisti i tretë me mesataren më të lartë të pikëve, me 28.6 pikë për ndeshje vetëm pas dy legjendave si Michael Jordan dhe Ëilt Chamberlain.  Në sezonin e shkuar, Sonçiç u rendit I treti në garën për trofeun “MVP” me një mesatare prej 33.9 pikësh, 9.8 asistesh dhe 9.2 ribaund për ndeshje.

Po ashtu, slloveni ka një vend nderi në historinë e NBA si basketbollisti i katërt për pikët e shënuara në një ndeshje të vetme. Janarin e vitit 2024 ai realizoi 73 pikë kundër Atlanta, ndërsa përpara tij janë vetëm Chammberlain me 100 dhe 78 pikë dhe Kobe Bryant me 81 pikë.

Nëse tifozët e Lakers presin me entuziazëm Luka Donçiç, krejt e ndryshme është atmosfera tek ata të Dallas. Ata kanë protestuar ashpër për largimin e yllit slloven, ndërsa edhe skuadra ka ndjerë mungesën e tij, pasi në ndeshjen e fundit u mund me 43 pikë diferencë nga Klivlend Kavaliers./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!