Doncic humbet Lojërat Olimpike, Sllovenia mundet nga Greqia e Antetokounmpo

schedule13:56 - 8 Korrik, 2024

schedule 13:56 - 8 Korrik, 2024

Olimpiada nuk do ta ketë një nga yjet që e priste më shumë.

Basketbollisti i dalluar sloven, Luka Doncic u dorëzua përpara Greqisë, e cila është pranë kualifikimit për në Lojërat Olimpike, ndërsa humbi duelin e madh me rivalin e NBA-së, Giannis Antetokounmpo.

Kapiteni i Sllovenisë shënoi 21 pikë duke qenë ndër më të mirët në fushë, por kjo nuk mjaftoi, teksa Greqia u tregua shumë më e fortë dhe pati një ekip mjaft më të kompletuar, gjë që shihet edhe nga fitorja 96-68, fitore që nuk lë aspak hapësira për diskutim.

Antetokounmpo madje nuk pati nevojë të lodhej shumë dhe shënoi vetëm 13 pikë duke luajtur jo më shumë se 21 minuta, në sfidën e zhvilluar në Pire, pra në tokën greke, ku pikëve të Giannia u shtuan edhe koshat e Toliopoulos, i cili shënoi 14 pikë për “Helenët” dhe amerikani i natyralizuar, Thomas Walkup shtoi 19.

Kjo ishte hera e parë që dy yjet e basketbollit amerikan ishin përballë në nivel kombëtaresh dhe dueli u prit me interesim të madh. Për fat të keq, Sllovenia nuk pati stol dhe gaboi shumë në gjuajtje, ndaj edhe Doncic nuk do të jetë në Lojërat Olimpike në Paris këtë verë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!