Rusia ka zhvendosur fokusin e luftës së saj në Ukrainën lindore, pasi tërhoqi forcat nga saj nga rrethinat afër Kievit.
Udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi dje se beteja për zonën e njohur si Donbas kishte filluar dhe një pjesë shumë e madhe e ushtrisë ruse po merr pjesë.
Forcat më të trajnuara të Ukrainës ishin vendosur tashmë në lindje për shkak të një lufte 8-vjeçare me separatistët e mbështetur nga Rusia. Ata mendohet se kanë pësuar humbje të mëdha, por janë ende një sfidë e rëndësishme për ushtrinë pushtuese ruse.
Forcat ruse kanë shkaktuar tashmë një katastrofë humanitare në lindje, por ende nuk kanë marrë nën kontroll qytetin port të Mariupolit.
Presidenti i Ukrainës ka thënë se “do të luftojnë për çdo centimetër të tokës së tyre” dhe ofensiva e re e Rusisë mund të paralajmërojë një konflikt të zgjatur.
Çfarë rëndësie ka Dobasi i Ukrainës?
Kur Presidenti Putin flet për Donbasin ai i referohet zonës së vjetër të prodhimit të qymyrit dhe çelikut të Ukrainës. Por ajo që ai do të thotë në të vërtetë është tërësia e dy rajoneve të mëdha lindore, Luhans dhe Donetsk.
Këto zona mund të jenë gjerësisht rusisht-folëse por nuk janë më pro-ruse.
Një muaj pas luftës Rusia pretendoi se kishte marrë nënë kontroll 93% të rajonit të Luhanskut dhe 54% të Donerskut.
Presidenti rus është ende shumë larg nga nënshtrimi i të gjithë zonës, por edhe nëse ai do të ishte në gjendje të pretendonte fitoren, ky është një territor shumë i madh për tu kontrolluar.
Pse Putin dëshiron të kontrollojë Donbasin
Udhëheqësi rus ka bërë vazhdimisht akuzat e pabaza se Ukraina ka kryer gjenocid në lindje.
Kur filloi lufta, pothuajse dy të tretat e rajoneve lindore ishin në duart e Ukrainës. Pjesa tjetër drejtohej nga përfaqësues rusë, të cilët krijuan shtete të mbështetura nga Moska gjatë një lufte që filloi tetë vjet më parë.
Pak para luftës, Presidenti Putin njohu të dy rajonet lindore si të pavarura nga Ukraina.
Nëse Rusia do të pushtonte të dy rajonet e mëdha kjo do t’i jepte Putinit njëfarë arritjeje nga lufta e Rusisë. Hapi tjetër do të ishte aneksimi i Donbasit, ashtu siç bëri me Krimenë pas një referendumi në 2014.
Dhe nëse kjo do të ndodhte para datës 9 maj, Putin do ta festonte fitoren në Ditën e Fitores.
Udhëheqësi kukull i Rusisë në Luhansk ka folur tashmë për një referendum në “të ardhmen e afërt”, megjithëse ideja e një votimi të rremë në një zonë lufte duket absurde.
Cila është strategjia e Putinit?
Ushtria e Ukrainës beson se ai dëshiron kontroll të plotë jo vetëm të Donbasit, por edhe të rajonit jugor të Khersonit, në veri dhe perëndim të Krimesë. Kjo do t’i jepte atij një urë tokësore përgjatë bregut jugor në kufirin rus dhe kontrollin e furnizimit me ujë të Krimesë.
Pjesa më e madhe e Donetskut dhe zonat kryesore të Luhanskut janë ende në duart e Ukrainës, kështu që forcat ruse po përpiqen të rrethojnë ushtrinë e Ukrainës në lindje.
“Ky është një territor i madh për tu kontrolluar dhe unë mendoj se nuk duhet të nënvlerësojmë kompleksitetin gjeografik të kësaj”, thotë Tracey German profesor në King’s College në Londër.
Ata deri më tani nuk kanë arritur të kapin qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, në jug të kufirit rus, por kanë marrë kontrollin e Izyum, një qytet strategjik për Ukrainën.
Objektivi tjetër i madh është Slovyanskm një qytet me 125.000 banorë që u kap nga forcat e mbështetura nga Rusia në 2014 përpara se të rimerrej. Kapja e Kramatorskut, në jug është gjithashtu një objektiv i madh.
Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me seli në SHBA thotë se nëse Ukraina mban Slovyansk, fushata e Rusisë për të kapur të dy rajonet “ka gjasa të dështojë”.
Forcat ruse kanë sulmuar një sërë qytetesh të kontrolluara nga Ukraina në Luhansk, ndërsa ata përparojnë nga veriu dhe lindja. Ata kanë hyrë në Kremina, në veri-perëndim të Severodonetsk dhe kanë bombarduar qytete duke përfshirë Rubizhne, Popasna dhe Lysychansk.
Këto qytete janë të rëndësishme sepse kontrollimi i tyre do t’i mundësonte Rusisë të lëvizte drejt perëndimit dhe të lidhej me forcat ruse që shtyjnë në jug-lindje të Izyum-it, thotë ISW. Kjo është arsyeja pse ushtria e Ukrainës po përqendron kundërsulmet e saj në zonën jashtë Izyum.
Kreu i administratës ushtarake rajonale, Serhiy Haidai beson se qëllimi i Rusisë është të shkatërrojë gjithçka që i bllokon rrugën në mënyrë që të arrijë objektivin e Vladimir Putin, për të arritur kufijtë rajonalë perëndimorë të Luhanskut.
A mund ta përballojnë forcat e Ukrainës?
Në fillim të luftës, 10 brigadat që përbënin Operacionin e Forcave të Përbashkëta të Ukrainës (JFO) në lindje u konsideruan si ushtarët më të pajisur dhe më të trajnuar që ka Ukraina.
“Ne nuk e dimë vërtet forcën e ukrainasve tani”, tha Sam Cranny-Evans nga Rusia, i cili beson se numri i trupave ukrainase do të jetë rritur nga vullnetarët në javët e fundit.
Qëllimi kryesor për ukrainasit është që t’i shkaktojnë humbje sa më të mëdha palës ruse dhe ukrainasit po përdorin taktika asimetrike për të shmangur betejat e mëdha.
Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia tani ka 76 grupe taktike batalioni në lindje, duke shtuar 11 në zonë në ditët e fundit dhe të tjerat janë vendosur në veri të kufirit.
Ekziston një skepticizëm se forcat ruse do të arrijnë përparim të shpejtë.
ISW beson se ata mund të jenë në gjendje të shkatërrojnë pozicionet ukrainase, por ka të ngjarë me kosto të lartë, ndërsa ekspertët ushtarakë ukrainas besojnë se shumë nga grupet e batalionit të Rusisë janë në gjendje të keqe. Forcat ruse kanë pësuar tashmë humbje të mëdha pas shtatë javësh konflikti. /abcnews.al/