Donaldi xheloz për Beatrixën: Unë ia mbyll Instagramin

schedule18:13 - 26 Janar, 2022

schedule 18:13 - 26 Janar, 2022

Donaldi duket se po e ndjen shumë mungesën e Beatrix edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP. Aktori ka shprehur shpeshherë merakun se si po ndihet këngëtarja. Sot, kur po fliste me Arjolën dhe Beniadën, në një moment u vendos kënga e Beatrix-it.

Beniada nisi ta ngacmonte duke thënë se jashtë ka shumë meshkuj sexy. “Se di pse po unë kam super besim te Trixa është një vajzë që të jep shumë besim dhe kam shumë besim te ajo”, tha Donaldi ndërsa Beniada vazhdoi duke i thënë se Beatrixës mund t’i shkruajnë fansat dhe adhuruesit në rrjete sociale.

Beatrix i shpreh dashurinë Donaldit, habit reagimi i tij

“Në Instagram?! Unë ia mbyll Instagram-in asaj! Ça tallesh ti?! Unë i jap një Nokia 3310, shkruaj ça bën ku je, kaq. Rri në shtëpi, shiko televizor…” , ia kthen Donaldi me shaka. Më pas ata diskutojnë për mamanë e Trixës dhe Donaldi thotë se Romeo e ka takuar dhe se i ka thënë se është një super tip. /abcnews.al