Ditën e sotme, tre parashuta kanë kaluar mbi shtëpinë e Big Brother VIP, dedikuar Donaldit. Kjo surprizë është realizuar nga ish fituesi i Big Brother, Anaid Kaloti dhe Kledi Hysa, ku përmes së cilës përcollën një mesazh të koduar që kishte të bënte me Bora Zemanin.
Në njërën shihej fotoja e Spiderman duke u puthur me MJ, në tjetrën shkruhej: “Bota është e jotja, Donaldi demi. Jemi gaz”. Ndërsa në të fundit shkruhej: “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret – 9 Janar”. Kjo datë nuk është aspak e rëndësishme pasi është dhe ditëlindja e moderatores.
Shumë besojnë se parashuta ka qenë një mesazh i koduar për faktin se Anaidi ka qenë një ndër personazhet që nuk e ka mbështetur lidhjen e tij me Beatrixin. Pas kësaj, Donaldi ka bërë një bisedë me Beatrix ku mesa duket ka dashur t’i shpjegojë kuptimin e datës. Beatrix tha se e kupton dhe se nuk ka pse ndihet në faj.
“Data 9 janar është ditëlindja e Borës. Nuk e di a është koeçidencë apo jo. Por, janë njerëzit që mua më mbështesin. Nuk dua që ti të mërzitesh. Për mua ishte shumë gjë e bukur e gjitha. Dhe sido që të jetë personin jashtë e respektoj”, është shprehur Donaldi. /abcnews.al