Marrëdhënia mes moderatores Bora Zemani, aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të mediave rozë.
E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Rudina Demneri apo siç njihet ndryshe si Paloma, iu kërkua mendimi sa i përket trekëndëshit të dashurisë së formuar.
“Sipas teje, cili mendon ti se do të dalë më i lënduari?”
Ish-konkurentja është përgjigjur duke thënë se Donaldi ka një natyrë të paqëndrueshme dhe ka një dashuri shumë të madhe për Bora Zemanin.
“Nuk e besoj që ai do të heqë dorë kollaj nga Bora. Qofsha e gabuar, por ka një qasje shumë të madhe me atë vajzë. Nuk e di si do të vazhdojnë gjërat sepse janë shumë të çuditshme, besuam njëherë një dashuri të madhe, pastaj tha ‘pres diçka’.
Sepse është shume i çuditshëm, njëherë thotë kështu, njëherë ashtu. Me atë që kam kuptuar deri tani, me duket i paqëndrueshëm si natyrë”, u shpreh Paloma./abcnews.al