Brenda shtëpisë së Big Brother VIP janë ndarë disa çmime për banorët. Ishte Egzona e cila improvizoi një spektakël ku nuk munguan performancat e ndryshme. Ndërkohë, ata duhej të votonin për disa çmime. Si më i padëshiruari i shtëpisë u zgjodh Donaldi ndërsa si më inteligjentja ishte Einxhel.
Më e pafajshmja ishte Egzona ndërsa më punëtorja Beniada. Ndërkohë Einxhel, e cila u zgjodh si më inteligjentja kishte një “privilegj”. Ajo duhej të çonte në nominim një banor. Mes Arjolës, Beniadës dhe Monikës, ajo zgjodhi këtë të fundit.
Ndërkohë, pritet për t’u parë se me cilët banorë do të shkojë në televotim. Kujtojmë që Einxhel është në nominim me Donaldin dhe Beatrixin. /abcnews.al