Ish-banorja e “Big Brother”, Neda Balluku, ka folur në emisionin “Breaking” për marrëdhënien që është krijuar mes Egzonës dhe Donaldit. Ndërkohë, ky i fundit është ndjerë keq nga largimi i të dashurës, Beatrix, ka qenë moderatorja që i ka qëndruar pranë dhe është kujdesur për të.
Lidhur me këtë, Neda tha se “nuk është bukur për ta thënë, por duket se ka nevojë për një babysister”.
“Gjatë një prime teksa kishte debat me Einxhel, doli se kjo i lante rrobat Donaldit. Gjen këto gocat mesa duket atyre u duket Brad Pitt dhe e ndihmojnë. Nuk e di nëse është për bravo, edhe pse unë nuk i them. Ku ta gjejmë dikë që të na ndihmojë në shtëpi, se ngelëm duke i bërë të gjitha vetë”, u shpreh Neda.
View this post on Instagram
Më pas, ish-banorja tha se Donaldi nuk po i jep sinjale Egzonës, por as nuk po e ndalon që ajo t’i qëndrojë pranë.
“Para disa javësh isha e ftuar te emisioni me gazetaren Klotilda Harkën që nuk isha dakord me të, por tani kam ndryshuar mendim. Donaldi është si Don Zhuani, cilado vajzë t’i afrohet ose ka interes emocional nga ana e tij ose nga ana e saj.
Donaldi nuk po e ndalon Egzonën, e nuk besoj se është aq naiv sa nuk e kupton. Se ndoshta nuk është ashtu, që të mos i biem në qafë vajzës. Kam dëgjuar se ajo ka marrëdhënie të mira me disa ish-banorë të “Big Brother” dhe e kanë mësuar se si të sillet. Zëdhënëse e heshtur nga ish-banorët, e kanë djegur duke e mësuar kështu. Ka potencial si vajzë”, deklaroi Neda./abcnews.al