Donaldi ka disa fjalë për Beatrix

schedule14:45 - 25 Janar, 2022

schedule 14:45 - 25 Janar, 2022

Këngëtarja, Beatrix Ramosaj la shtëpinë e “Big Brother VIP” disa ditë më parë. Që nga ai moment, duket se partneri i saj, Donald Veshaj nuk po ndihet mirë. Ai këtë gjë e reflekton herë pas here teksa qendron i vetmuar.

Nga ana tjetër, Trixa gjithashtu nuk është në gjendje të mirë emocionale nga paragjykimet. Ajo madje ka refuzuar edhe të jetë pjesë e emisionit “Fun Club”.

Ndërsa, pak minuta më parë në Instagramin e Donaldit, i cili menaxhohet nga vëllai i tij Romeo i është dhënë mbështetje Trixës.

“Që ta shohësh ylberin duhet të presësh shiun Beatrix Ramosaj. Qëndro e fortë dashuria ime”, thuhet në postim, ku shfaqen dy foto nga pishina, në njërën është aktori i përqafuar me partneren, ndërsa në tjetrën është vetëm./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🤘 ARTIST (@donaldveshaj)