Donaldi i shqetësuar pas largimit të Beatrix: Kam frikën e saj jashtë

schedule12:12 - 22 Janar, 2022

schedule 12:12 - 22 Janar, 2022

Beatrix Ramosaj ishte e eliminuara që la mbrëmjen e djeshme shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Largimi i këngëtares i ka mërzitur të gjithë banorët, veçanërisht partnerin e saj Donaldin. Madje në mbarim të spektaklit teksa po pëgatiteshin për të shijuar darkën pas spektaklit, banorët e kanë këshilluar aktorin të mos mërzitet.

Gjatë kësaj bisede Donaldi shprehu edhe merakun se me çfarë do të përballet Beatrix jashtë mureve të shtëpisë.

‘’Kam frikën e saj, nuk e di sesi është jashtë”, u shpreh ai./abcnews.al