“Donaldi dhe Beatrix do ndahen 30 ditë pas daljes”, parashikimi befasues i ish-konkurentit

schedule15:54 - 10 Janar, 2022

schedule 15:54 - 10 Janar, 2022

Marrëdhënia e Donald Veshaj me Beatrix Ramosajn është tashmë kryefjala e mediave rozë. Nuk kishte se si për të mos të fliste dhe i eliminuari i fundit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Meridian Ramçaj.

Së fundmi, ai ka thënë se sipas ti më e përfshirë në këtë lidhje është Beatrix.

“Nëse ka një njeri të përfshirë aty brenda dhe që po dëmtohet nga kjo anë sentimentale, është Trixa. Është shumë e dhënë, shumë e lidhur. Ditën e tretë kam hyrë në dhomën e rrëfimit dhe kam thënë kur të dalë Semi nga shtëpia romanca e tyre do lulëzojë. Ditën e parë që ka dalë Semi, ditën e dytë ato kanë lulëzuar”, u shpreh ish-konkurenti.

Më tej Meridiani ka shtuar se tani që e sheh romancën e tyre nga jashtë, mendon se maksimumi 30 ditë pas daljes dyshja do të ndahen.

Kujtojmë që Ramçaj, që në momentin kur ka dalë nga shtëpia ka mbështetur Ilirin, duke thënë se Donaldi nuk e meriton fitoren, pasi ka bërë një lojë të padrejtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!