Mbrëmjen e sotme në “Fun Club” diskutohet për lojën e katër finalistëve. Banori i parë që u fol ishte Donald Veshaj, ku të gjithë ish-konkurentët dhanë mendimin tyre. Shumica e mbështetën duke thënë se ai është fituesi i këtij edicioni.
LEXO EDHE: “Donaldin e ndihmoi futja e Borës”, deklarata e fortë e ish-banorit të “BB VIP”
Mirëpo, mendimi i Arjolës ka qenë ai që ka tërhequr vëmendjen. Ajo ka deklaruar se Donaldi ka vepruar me strategji dhe ka bërë heroin e të gjithëve për të dalë mirë para publikut
“Ai ka vepruar me strategji. Ai ka bërë heroin e të gjithëve për të dalë mirë para publikut, në shumë rrugë Donaldi gabimin më të madh e bëri që doli kundër Einxhelit. Ka shumë ngjarje, por s’më kujtohen për momentin”, u shpreh Arjola./abcnews.al