Donald Tusk në krye të listës së Politico, njeriu më me influencë në Europë

schedule11:48 - 30 Nëntor, 2023

schedule 11:48 - 30 Nëntor, 2023

Prestigjozja europiane publikoi një listë të personave më me ndikim në Europë për të cilët beson se do të formësojnë vitin 2024. Përveç personit më të fuqishëm në kontinentin e vjetër, lista është e ndarë në tre kategori, ëndërrimtarë, përçarës dhe ata që besohet se punojnë më shumë.

Sipas zgjedhjes së “Politico”, personi më me ndikim në Europë do të jetë kreu i opozitës në Poloni dhe me shumë gjasa kryeministri i ardhshëm Donald Tusk.

Tusk pason presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy si personi më i fuqishëm në Europë.

Pjesë e listës janë gjithashtu 10 gra. Mes 28 personave më me ndikim janë dhe dy persona nën 40 vjeç: Jenni Hermoso, ylli spanjoll i futbollit që është kthyer në një ikonë për feminizmin, dhe Tom Van Grieken, lider i partisë belge të Vlaams Belang.

Presidenti francez Emmanuel Macron është anëtari i listës që ka qEnë me shpesh pjesë e listës  së Politico.

Lista e punëbërësve

1.Georgia Meloni (Kryeministrja e Italisë)

  1. Ursula von der Leyen(Presidentja e Komisionit Europian)
  2. Emmanuel Macron( Presidenti i Francës)
  3. Andriy Yermak (Shefi i shtabit presidencial të Ukrainës)
  4. Recep Tayyip Erdogan( Presidenti i Turqisë)
  5. Maros Sefcovic( Zëvendës President i Komisionit Evropian për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale)
  6. Marine Le Pen (Liderja e ekstremit të djathtë francez)
  7. Christine Lagarde (Presidentja e Bankës Qendrore Europiane)
  8. Keir Starmer ( Kryetari i Partisë së Punës)

Lista e “përçarësve”

  1. Elvira Nabiullina (Guvernatorja e Bankës së Rusisë)
  2. Carles Puigdemont ( Deputet i Parlamentit Europian)
  3. Viktor Orban (Kryeministër i Hungarisë)
  4. Annalena Baerbock (Ministrja e Jashtme gjermane)
  5. Manfred Weber (President i Partisë Popullore Europiane)
  6. Tom Van Grieken (politikan dhe autor belg i cili ka shërbyer si udhëheqës i Vlaams Belang që nga 2014)
  7. Jovita Neliupsiene (ish-ambasadorja e Lituanisë në Bashkimin Europian)
  8. Bidzina Ivanishvili (Ish-kryeministri i Gjeorgjisë)
  9. Bjorn Hocke ( anëtar i Partisë Alternativa për Gjermaninë)

Ëndërrimtarët 

1.Volodymyr Zelenskyy (President i Ukrainës)

  1. Alexei Navalny (Lideri i opozitës në Rusi)
  2. Gerald Darmanin ( Miinistrër i Brendshëm i Francës)
  3. Roberta Metsola (Presidentja e Parlamentit Europian)
  4. Mary Lou McDonald (Lidere e partisë politike Sinn Fein, Irlandë)
  5. Petr Pavel (Presidenti i Republikës Çeke)
  6. Thomas Bach (President i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar)
  7. Nigel Farage ( Udhëheqës i reformës Brexit)
  8. Jenni Hermoso ( Futbolliste spanjolle)

/abcnews.al