Grenell, jo Sekretar Shteti/ Trump pritet të emërojë Marco Rubio. Michael Waltz këshilltar për sigurinë

schedule10:01 - 12 Nëntor, 2024

schedule 10:01 - 12 Nëntor, 2024

SHBA- Donald Trump, presidenti i sapo zgjedhur Amerikan po vijon punn e tij për formimin e kabinetit të tij të ardhshëm në Krye të Shtëpisë së Bardhë.

Mediat Amerikane shkruajnë se Republikani po mendon ti jap detyrën e rëndësishme të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio I cili ka shërbyer si senator i Floridas  që prej vitit 2011.

Aktualisht Rubio është I angazhuar në rolin e nënkryetarit të Komisionit të Përzgjedhur të Senatit për Inteligjencën e Jashtme dhe gjithashtu punon edhe në Komitetin për Marrdhëniet e Senatit Amerikan me ndërkombëtarët.

53 vjeçari Marco Rubio njihet për qëndrimin e tij të ashpër kundër Kinës, Iranitdhe Venezuelës dhe më parë ai ka qenë gjithashtu edhe një kritik I ashpër I Rusisë, por së fundmi ai ka zbutur gjuhën e tij duke u bërë në një mendje me Trump sa I përket faktit se Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë.

New York Times shkruan se Donald Trump e ka ndarë mendjen që të emërojë Marc Rubio në rolin e Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe se vetëm diçka e papritur mund tia prish mendjen Republikanit.

Nga ana tjetër raportet e mediave ndërkombëtare tregojnë se Trump tashmë ka në mendje edhe emrin që do të marrë postin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Bëhet fjalë për kongresmenin Michael Waltz (MAJKELL), kongresmeni republikan I cili fitoi një tjetër mandate në zgjedhjet e javës së shkuar. 50 vjeçari Michael Waltz, një veteran I luftës në Afganistan ka shërbyer në dhjetëra misione ushtarake duke përfshirë këtu Lindjen e Mesme dhe Afrikën gjithashtu.

Waltz ka shërbyer në Pentagon përgjatë mandatit të presidentit Xhorxh Bush dhe që prej vitit 2018 ka dhënë kontributin e tij në Komitetet e Shërbimeve të Armatosura, Punëve të Jashte dhe Inteligjencës. Njësoj si Trump edhe Michael Waltz ka kërkuar që NATO të rrisë shpenzimet e mbrojtjes, por kongresmeni nuk ka shkuar aq larg se Presidenti që ka thënë se SHBA duke të dale nga Nato.

Pasi fituan Senatin, Republikanët janë afër fitores edhe në Dhomën e Përfaqësuesve duke arrit kështu një fitore të trefishtë në këto zgjedhje Presidenciale, ku përfshihet marrja e kontrollit në Senat, Kongres dhe zgjedhja e Donald Trump si presidenti i 47 I Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!